Panairi “Karta e Studentit”

Panairi “Karta e Studentit” 🪪

👉🏻Sot u zhvillua Panairi informues për shërbimet që ofron Karta e Studentit, organizuar nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Histotorisë dhe të Filologjisë të Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare.🏫

 

📊Biznese të ndryshme prezantuan në stendat e tyre, shërbimet dhe ofertat që përfitojnë studentët kur përdorin Kartën e Studentit.🪪

 

🗣️Në fjalët përshëndetëse Zv. Dekania Prof. Asoc. Dr. Ogerta Koruti, falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e madhe që i jep Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe studentëve të tij.
Gjithashtu falënderoi dhe 2500 bizneset që mbështesin përdorimin e Kartës së Studentit dhe i ftoi këto biznese që të mbështesin me ide, trajnime, praktika pune dhe punësim studentët tanë në të ardhmen.
🤝Drejtoresha e Agjensisë së Rinisë Znj. Enkeleda Hamzaj tha se janë 2500 subjekte publike dhe private, të cilët ofrojnë shërbime me tarifa të reduktuara për studentët që do të përdorin Kartën e Studentit. Ajo i inkurajoi ftuan studentët të bëhen pjesë e programeve dhe aktiviteteve që organzohen nga Bashkia Tiranë dhe Karta e Studentit.

👉🏻Klikoni për më tepër: https://fgjh.edu.al/funksionet-e-kartes/