DATA: 4 dhjetor 2026
VENDI: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Seanca Plenare:
- Daniel Xerri, Prof. Asoc. në Gjuhësi e Zbatuar dhe Mësimdhënie e Anglishtes për Folës të Gjuhëve të Tjera (TESOL), Universiteti i Maltës.
- Cristiana Osan, Trajnuese e certifikuar për mësuesit e gjuhës angleze, DELTA (Diploma in Teaching English to Speakers of Other Languages)
- Dr. Isaak Papadopoulos, Asistent Profesor i zhvillimit të aftësive të hershme të shkrimit e leximit, Departamenti i Edukimit dhe i Kujdesit për Fëmijërinë e Hershme, Universiteti Ndërkombëtar Helenik, Greqi
Departamenti i Gjuhës Angleze ka kënaqësinë të organizojë Konferencën e 16-të Ndërkombëtare, në vijim të orientimit ndërdisiplinor drejt zhvillimeve më të fundit teorike dhe praktikave bashkëkohore në fushat e gjuhësisë, mësimdhënies së gjuhëve të huaja, përkthimit, letërsisë dhe kulturës. Edicioni i vitit 2026 vendos theks të veçantë tek arsimi gjithëpërfshirës, duke vënë në qendër barazinë, pjesëmarrjen, përkatësinë, aksesueshmërinë dhe respektin për diversitetin gjuhësor e kulturor.
Frymëzuar nga qëndrimi i “British Council” për vitin 2026 mbi arsimin, konferenca mirëpret studime dhe kërkime shkencore mbi shumëgjuhësinë dhe ndërgjuhësinë; pedagogjia mbështetëse me bazë gjuhën; kurrikulat gjithëpërfshirëse dhe burimet mësimore; vlerësimin e barabartë; formimin e mësuesve; CLIL-in dhe edukimin në gjuhën angleze; aksesueshmërinë dhe të nxënit digjital/të mbështetur nga inteligjenca artificiale; si edhe qasjet gjithëpërfshirëse në studimet e përkthimit, letërsisë dhe kulturës. Pjesëmarrësit mund të trajtojnë politikat arsimore, praktikën në klasë, përvojën e nxënësve/studentëve, materialet mësimore, vlerësimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve në kontekste të ndryshme arsimore.
Konferenca synon të bëjë bashkë studiues, pedagogë, mësues, kërkues shkencorë dhe profesionistë të fushës, me qëllim shkëmbimin e gjetjeve kërkimore, përvojave dhe praktikave novatore përmes kontributeve origjinale. Punimet e paraqitura në konferencë do të shqyrtohen për t’u botuar si pjesë e akteve të konferencës, duke kontribuar kështu në dialogun akademik kombëtar dhe ndërkombëtar mbi arsimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe që merr parasysh nevojat e nxënësve/studentëve.
Gjuhët e konferencës: Anglisht / Shqip
Adresa e e-mailit: [email protected]
Data të rëndësishme:
👉 Afati për dërgimin e abstraktit: 20 nëntor 2026
👉 Njoftimi për pranimin e abstraktit: 25 nëntor 2026
👉 Afati për dërgimin e punimit të plotë: 29 janar 2027


