Revista shkencore e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës hap thirrjen për dërgimin e dorëshkrimeve për numrin 13 të revistës. Për më shumë informacion mbi udhëzimet për autorët si edhe për politikën e revistës mund të klikoni: 👉 https://revistashkencorefgjh.edu.al/instructions-for-authors-2/
Afati për dërgimin e artikujve është brenda muajit Qershor 2026 në adresën e emailit: [email protected]
Revista shkencore e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pranon artikuj shkencorë në shqip ose në një nga gjuhët e huaja: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht.
Revista shkencore e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është e pajisur me DOI për çdo numër reviste dhe për çdo artikull të botuar.
Deklaratat mbi autencitetin dhe për moskonflikt interesi, pasi të shkarkohen dhe firmosen nga secili bashkëautor, të dërgohen të skanuara (në formatin PDF), së bashku me artikullin e plotë (në formatin Microsoft Word), në adresën e e-mailit: [email protected]


