Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

U zhvillua promovimi i veprës “Miqësi të trishta”

Në kuadër të Pranverës së Frankofonisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Frënge pati kënaqësinë të organizojë promovimin e veprës “Miqësi të trishta”, të shkrimtarit Llazar Llazari, tashmë e përkthyer në frëngjisht “Tristes amitiés”.

Ky përkthim është realizuar me përkushtim nga Raul Lilo, profesor në Departamentin e Gjuhës Frënge, duke sjellë një interpretim të ndjeshëm dhe besnik të veprës origjinale. Përmes këtij botimi në gjuhën franceze, lexuesi frankofon njihet me një univers emocionesh të thella dhe reflektimesh mbi miqësinë dhe jetën.

Aktiviteti u shoqërua edhe me një bashkëbisedim të hapur, ku kolegë dhe studentë të pranishëm ndanë mendimet e tyre dhe drejtuan pyetje, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe ndërvepruese.

Ky botim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e urave kulturore dhe në promovimin e vlerave të frankofonisë duke dëshmuar edhe një herë rolin e patjetërsueshëm përkthimit si një mjet i fuqishëm komunikimi ndërkulturor.

situs toto