Më 15 prill 2026, në ambientet e Bibliotekës “Rozafa” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u zhvillua një aktivitet akademik dhe kulturor kushtuar dialogut ndërkulturor përmes filozofisë së Konfucit dhe rolit të përkthimit, i cili mblodhi së bashku akademikë, studiues dhe studentë, duke krijuar një hapësirë të vlefshme diskutimi mbi shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe Shqipërisë, sfidat dhe rëndësinë e përkthimit të klasikëve të filozofisë kineze, si dhe aktualitetin e mendimit konfucian në botën bashkëkohore.
🎤 Aktiviteti u hap nga Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, e cila theksoi rëndësinë e dialogut ndërkulturor dhe rolin e tij në forcimin e komunikimit dhe mirëkuptimit mes kulturave.
🎤 Një nder i veçantë ishte pjesëmarrja e Shkëlqesisë së Saj, Ambasadores së Kinës në Shqipëri, Znj. Pang Chunxue, e cila nxorri në pah vlerat e filozofisë konfuciane dhe aktualitetin e saj në botën bashkëkohore, duke e cilësuar atë si një urë lidhëse mes qytetërimeve dhe nxitëse të mirëkuptimit ndërkulturor.
Gjithashtu, kontributet e çmuara të të ftuarve Z. Benet Koleka, Z. Iljaz Spahiu dhe Prof. Dr. Gjergj Sinani pasuruan diskutimin me këndvështrimet e tyre akademike dhe kulturore.
Në kumtesat e tyre u trajtuan temat:
- Z. Benet Koleka – “Përtej fjalës së shkruar: sfidat e përkthimit të klasikëve të filozofisë kineze në shqip”.
- Z. Ilir Spahiu – “Leximi i Konfucit sot: konceptet kryesore dhe interpretimet bashkëkohore”;
- Prof. Dr. Gjergj Sinani – “Konfuci dhe filozofia e dialogut: perspektiva krahasuese Lindje–Perëndim”;
✨ Aktiviteti shërbeu si një urë e vërtetë komunikimi mes Lindjes dhe Perëndimit, duke theksuar rolin e përkthimit si një mjet thelbësor për afrimin e kulturave dhe ndërtimin e mirëkuptimit ndërkulturor.
Ky aktivitet u përmbyll me leximin e pasazheve nga libri Analet e Konfucit nga studentet tona.











