Me studentët e masterit në inteligjencë artificiale, diplomë e dyfishtë me Universitetin Sorbonne Paris Nord, në “Trajtimin automatik të teksteve të shkruara”, me koleget e mia, Eglën, koordinatore e masterit dhe Albën, përgjegjëse e departamentit të gjuhës frënge, për të diskutuar mbi ecurinë e këtij programi që zhvillohet nga pedagogë vendas dhe francezë, mbi pritshmëritë e studentëve dhe vendimmarrjet për të ardhmen.
Studentët e këtij masteri, nëpërmjet diplomës së tyre ku ndërthuren aftësitë gjuhësore me ato kompjuterike, do të mund të punësohen shumë shpejt brenda apo jashtë vendit, si:
Inxhinier gjuhësor,
Gjuhëtar informaticien;
Menaxher projekti në gjuhësinë kompjuterike;
Shkencëtar i të dhënave;
Inxhinier NLP në realitetin virtual;
Inxhinier mbështetës gjuhësor për hartimin e fjalorëve elektronikë, etj.