Më 15.04.2026, Zyra e Psikologut, në bashkëpunim me Klubin studentor të Artit KS-FGJH në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, organizuan diskutimin me temë:
“Kush jam unë? Udhëtimi drejt vetëdijes dhe identitetit.”
Ky aktivitet krijoi një hapësirë të hapur reflektimi dhe bashkëbisedimi mbi njohjen e vetes, identitetin dhe rëndësinë e shëndetit mendor në jetën studentore.
Në kuadër të tij, studentët e Klubit të Artit prezantuan pikturat e tyre të frymëzuara nga temat e shëndetit mendor, duke sjellë një ndërthurje të veçantë mes artit dhe psikologjisë.
Faleminderit për kontributin dhe pjesëmarrjen aktive gjatë këtij aktiviteti!




















