Workshop-i Didaktik “Sviluppo dell’ascoltare per meglio comunicare”

Didaktik

Në kuadrin e projektit shkencor “Përftimi i kompetencave lidhur me aftësinë e të dëgjuarit dhe të folurit në një këndvështrim didaktik dhe vlerësues me qëllim zhvillimin e artit të komunikimit në gjuhën italiane”, Grupi kërkimor- mësimor i Departamentit të Gjuhës Italiane, organizoi Workshop-in me titull “Sviluppo dell’ascoltare per meglio comunicare”, drejtuar studentëve të Masterit shkencor për “Mësuesi e Gjuhës Italiane për arsimin e mesëm të lartë”.

Gjatë Workhop-it Didaktik të datës 08.05. 23, u diskutua mbi çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e aftësive në mësimdhënien e gjuhës së huaj, veçoritë dhe karakteristikat që ato mbartin, faktorët që ndikojnë negativisht dhe pozitivisht në përvetësimin e tyre, teknikat dhe materialet që nevojiten për zhvillimin e tyre, problematikat që hasen tek nxënësit si dhe zgjidhjet e mundshme që ofrohen. Takimi u mbyll me zhvillimin e disa aktiviteteve praktike me studentët të nevojshme për zbatimin e aspekteve teorike të ofruara.