Misioni ynë është t’ju pajisim me njohuritë, aftësitë dhe burimet e nevojshme për të marrë vendime të suksesshme për karrierën tuaj.
Ne synojmë të krijojmë një urë lidhëse mes studimeve tuaja akademike dhe tregut dinamik të punës.
Qëllimi ynë kryesor është t’ju mbështetim si në zhvillimin personal ashtu edhe atë profesional duke ju orientuar në tregun e punës, duke ju ndihmuar të zhvilloni aftësi thelbësore (si shkrimi i CV-së, letrave të motivimit dhe përgatitje për intervista), si dhe duke ndërmjetësuar praktikat profesionale dhe mundësitë e punësimit me institucione e kompani të ndryshme.
Ne besojmë se çdo student dhe i sapodiplomuar, me këshillimin e nevojshëm, mund të gjejë drejtimin e duhur për një karrierë të qëndrueshme.
Jemi gati t’ju ndihmojmë të shndërroni pasionin tuaj në profesionin e së ardhmes.
Mos hezitoni të na kontaktoni në adresat tona të email-it:
E-mail: ✉[email protected]
E-mail: ✉[email protected]
Facebook:FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA TIRANE
Web:https://fgjh.edu.al/
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Kati i parë.
