Fituesja e Çmimit “Inovacion në Komunikimin Shkencor”

💡 “Inovacion në Komunikimin Shkencor” – Dr. Era Buçpapaj

Përmbyllim prezantimin e fituesve të konkursit “Doktorata ime në 3 minuta” me videon e vlerësuar për kreativitetin dhe qasjen bashkëkohore në komunikimin e kërkimit shkencor.

🏅 Çmimi “Inovacion në Komunikimin Shkencor” iu akordua Dr. Era Buçpapaj, e cila u dallua për mënyrën origjinale të prezantimit dhe për shndërrimin e një teme shkencore në një mesazh të qartë, tërheqës dhe lehtësisht të kuptueshëm për publikun.

Në një kohë kur komunikimi i dijes është po aq i rëndësishëm sa vetë kërkimi, ky çmim vlerëson qasjet inovative që e bëjnë shkencën më të dukshme dhe më pranë komunitetit.

👏 Urime Dr. Era Buçpapaj për këtë sukses!

🎥 Ju ftojmë të ndiqni videon e saj fituese. – https://www.facebook.com/share/v/1D1eJHt72e/