Forumi 2
Forumi i II kombëtar i Grave Shqiptare Frankofone, datë 6 mars, 2018
Forumi i Dytë Kombëtar i Grave Shqiptare Frankofone, në kuadër të Printemps de la Frankofonie 2018, me mbështetjen e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Agjencisë Universitaire të Frankofonisë, Ambasadës Franceze në Shqipëri, Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga Universiteti i Tiranës dhe Dhomës së Tregtisë Francë-Shqipëri pati si temë qëndrore: “Promovimi i barazisë gjinore nëpërmjet formimit profesional dhe sipërmarrjes”.
Në aktivitet morën pjesë: Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu, Shkëlqesia e tij Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak, Drejtoresha e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Lindore të OIF znj. Rennie Yotova, Përfaqësuesi i OKB-së, z. , Kryetarja e Grave Sipërmarrëse të Shqipërisë znj. Flutura Xhabija, Drejtoresha e Shkollës së Mesme Profesionale znj. Brikena Baxhaku, drejtues e kolegë nga departamenti i frëngjishtes, mësuese të frëngjishtes, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të kompanive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve publike, gra sipërmarrëse dhe student të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.