Panairi i Punës 2022 organizohet nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin “Panairi i Punës 2022” i cili zhvillohet
më datë 26 Maj 2022, ora 10:00.
Ftojmë çdo kompani të marrë pjesë, pa pagesë, për të paraqitur ofertat e punës në ndihmë të çdo studenti, ndaj, ju jemi mirënjohës nëse do të na nderoni me pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm për studentët tanë.
Ftohen të marrin pjesë:
1. Institucionet e Arsimit të ulët dhe të mesëm për të ekspozuar ofertat e tyre më të mira.
2. Bizneset që kërkojnë të punësojnë të rinj në profesionet Mësuesi, Përkthyes, Interpret interkulturor e turistik etj.
3. Organizatat dhe Entet që ndihmojnë në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e arsimit në Shqipëri.
Gjatë “Panairit të Punës 2022” kompanitë/organizatat mund të intervistojnë dhe vlerësojnë drejtpërdrejt kandidatët potencialë për punë apo praktikë profesionale.
Në këtë Panair përveç ekspozimeve të Enteve dhe Kompanive më të mëdha Punësimit dhe ato të Edukimit Kombëtar dhe Ndërkombëtar, do të ketë edhe aktivitete informuese në auditorët e FGJH-së dhe FHF-së.
Vizibiliteti i pjesëmarrësve në Panairin e Punës do të bëhet edhe nga rrjetet sociale dhe web zyrtar të FGJH-së dhe FHF-së.
Ju presim të na vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në këtë Panair!
Jeni të lutur të dërgoni konfirmimin tuaj për pjesëmarrje në adresën email: