Gjuhët e huaja tashmë pjesë e Olimpiadës Kombëtare në arsimin parauniversitar!

Një hap i rëndësishëm për shumëgjuhësinë, ekselencën dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Për herë të parë, nxënësit e arsimit të mesëm të lartë me prirje dhe rezultate të larta në anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht do të kenë një hapësirë të dedikuar për të dëshmuar njohuritë, aftësitë dhe pasionin e tyre.
Përfshirja e gjuhëve të huaja në Olimpiadën Kombëtare është një dëshmi e vlerësimit në rritje të rolit që gjuhët e huaja luajnë në formimin e brezave të rinj, në komunikimin ndërkulturor dhe në përgatitjen e tyre për sfidat akademike e profesionale të së ardhmes.
🎓 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, përshëndet këtë nismë dhe shpreh mirënjohjen e tij ndaj Ministrisë së Arsimit për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të gjuhëve të huaja, si edhe për krijimin e mundësive që nxisin cilësinë, meritokracinë dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Urojmë që kjo nismë të frymëzojë sa më shumë nxënës të kultivojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të zgjedhin gjuhët e huaja si një urë drejt dijes, kulturave dhe mundësive të reja. 🌍📚
#FGJH #GjuhëtEHuaja #OlimpiadaKombëtare #Ekselencë #Arsim #UniversitetiTiranës #MinistriaEArsimit