Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi – Didaktikë e Gjuhës Turke

Grupi kërkimor – mësimor “Gjuhësi – Didaktikë e degës së gjuhës turke”

 Kryetar: Prof. As.Dr. Xhemile Abdiu

 Email : [email protected]

 

Grupi kërkimor mësimor Gjuhësi-Didaktikë e Degës së Gjuhës Turke  synon  të punojë në drejtim të mësimdhënies së gjuhës turke si gjuhë e huaj. Ndërkaq në fokus të  tij ka realizimin e takimeve shkencore, promovimin e librave dhe të organizimit të kongreseve ndërkombëtare në fushën e didatikës, filologjisë etj

Qëllimet e synuara të grupit: Rishikim i programeve lëndore për vitin e ri akademik, përditësim i tyre në përputhje me kërkesat e kohës dhe mbulimi i tyre me staf të kualifikuar të brendshëm dhe të jashtëm.

Përditësimet me të rejat shkencore të grupit do të përmbushen përmes  abonimeve në revistën “Turkofonia”, në revistën e studimeve “Afro-euroaznatike”, në revistën “Osmanli Medeniyeti.  Promovimi i botimeve të pedagogëve të departamentit janë pjesë e aktiviteteve të këtij grupi.

Aktivitetet e grupit:

 Takim shkencor me temë, “Kundrime letrareme rastin e 100 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve shtetërore Shqipëri-Turqi organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike –Dega e Gjuhës Turke.

  • Workshop me temë “Risi dhe problematika në përkthimet nga turqishtja në gjuhën shqipe”, me pedagogë të ftuar nga Turqia
  • Shkolla verore me tematikë “ Paleografi dhe Kaligrafi të gjuhës Turke
  • Shkolla dimërore me tamatikë: “Gjuhë, kulturë dhe qytetërimi arab dhe konferenca përkatëse dedikuar 18 Dhjetorit Ditës Botërore të Gjuhës Arabe, organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike – në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite.
  • Kongresi i 3-të shkencor ndërkombëtar i studimeve rajonale, “Gjuha Turke në Arealin Ballkanik” organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike – Dega e Gjuhës Turke në bashkëpunim me universitete të tjera ndërkombëtare.
  • Aktivitete shkencore lidhur me Ditën Botërore të Gjuhës Turke: Organizim nga Dega e Gjuhës Turke, me pjesëmarrjen e pedagogëve të ftuar nga disa Universitete të Turqisë dhe studentëve të degës.

 

 

AKTIVITETE