Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Integrimi i mjeteve digjitale në pedagogjinë e klasës së përmbysur

Objektivat e projektit

  • të vlerësojë situatën e përdorimit të pedagogjisë së klasës së përmbysur në FGJH;
  • të vlerësojë impaktin që ka kjo pedagogji në rezultatet e studentëve;
  • të nxjerr në pah llojet e mjeteve digjitale të përdorura gjatë mësimdhënies në FGJH;
  • të ofrojë përmirësimin e aftësive digjitale dhe njohuritë e ekipti pedagogjik dhe të studentëve në në përdorimin e koncepteve të klasës së përmbysur;

Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit

  • Hartimi dhe zbatimi i një studimi diagnostik mbi përdorimin e mjeteve digjitale dhe pedagogjisë së klasës së përmbysur
  • Realizimi i anketimit me 200 studentë dhe 80 pedagogë të FGJH-së
  • Analiza statistikore dhe interpretimi i të dhënave të mbledhura nga pyetësorët
  • Organizimi i një tavoline të rrumbullakët për prezantimin dhe diskutimin e rezultateve me aktorë akademikë dhe ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë
  • Blerja dhe përditësimi i fondit të librave në bibliotekën e FGJH-së mbi pedagogjinë e klasës së përmbysur
  • Organizimi i dy trajnimeve praktike për pedagogë dhe studentë mbi:
    • metodologjinë e klasës së përmbysur
    • përdorimin pedagogjik të mjeteve digjitale
  • Krijimi i një moduli online (mini-xMOOC) me 5 module tematike për klasën e përmbysur
  • Publikimi dhe diseminimi i rezultateve përmes artikujve shkencorë dhe pjesëmarrjes në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Identifikimi i përparësive dhe nevojave të pedagogëve dhe studentëve në lidhje me aftësitë digjitale dhe klasën e përmbysur
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive metodologjike mbi pedagogjinë e klasës së përmbysur
  • Përmirësimi i aftësive digjitale të pedagogëve dhe studentëve për përdorimin e mjeteve digjitale në mësimdhënie dhe mësimnxënie
  • Krijimi i një burimi trajnimi afatgjatë online, i aksesueshëm edhe pas përfundimit të projektit
  • Pasurimi i resurseve akademike të FGJH-së me literaturë bashkëkohore
  • Forcimi i bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të praktikave të mira në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
  • Rritja e dukshmërisë shkencore të FGJH-së përmes publikimeve dhe konferencave

👉 Link: 

https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2022/12/Integrimi-i-mjeteve-digjitale-ne-pedagogjine-e-klases-se-permbysur.pdf
https://www.facebook.com/FAKULTETIiGJUHEVEteHUAJAiUT/posts/pfbid0MuHpRsnTTSAnY6Bxz4RELg4GPBPDU4Y66FzygJVNzg1kF22QxJ5gaifbo6vH1DN9l

situs toto