Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, në bashkëpunim me Zyrën e Psikologut në FGJH, zhvilloi sot një trajnim me personelin ndihmës akademik të Fakultetit, me fokus rëndësinë e komunikimit profesional dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit në mjedisin institucional.
Gjatë trajnimit u trajtuan aspekte të rëndësishme të komunikimit efektiv, ndërtimit të marrëdhënieve pozitive ndërpersonale, bashkëpunimit dhe respektimit të parimeve etike në marrëdhëniet e përditshme profesionale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ndërgjegjësimi dhe forcimi i aftësive komunikuese, duke nxitur një kulturë shërbimi që vendos në qendër profesionalizmin, empatinë, respektin dhe gjithëpërfshirjen.
Së bashku për një mjedis institucional më cilësor, bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës!





