Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Studentore, Edicioni IV

📢 THIRRJE PËR PJESËMARRJE!
🎓
Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Studentore, Edicioni IV.
🎯Universiteti i Tiranës fton studentët të bëhen pjesë e Edicionit të IV të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare Studentore, një mundësi e veçantë për të prezantuar kërkimin shkencor, për të ndarë ide dhe për të shkëmbyer përvoja akademike.
🗓️Afati i përditësuar për dorëzimin e punimeve: 23 nëntor 2026!
🌍 Konferenca do të zhvillohet në format hibrid, duke mundësuar pjesëmarrjen si fizikisht, ashtu edhe online.
Në konferencë mund të marrin pjesë studentë të nivelit Bachelor, Master dhe Doktoraturë, nga Universiteti i Tiranës, diaspora, hapësira shqipfolëse dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.
📝 Disa informacione të rëndësishme:
* Punimet duhet të përgatiten në gjuhën angleze.
* Ato duhet të respektojnë formatin dhe udhëzimet e publikuara në faqen zyrtare të konferencës.
* Dorëzimi realizohet online, në rubrikën “Ngarko Punimin”.
🏅 Të gjithë studentët pjesëmarrës do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje, ndërsa punimet e përzgjedhura do të botohen në Book of Proceedings (Botimin Elektronik të Konferencës).
🔗 Për më shumë informacion, udhëzimet dhe dorëzimin e punimeve, vizitoni faqen zyrtare:
✨ Mos e humbisni mundësinë për të ndarë punën tuaj kërkimore dhe për të qenë pjesë e një platforme ndërkombëtare të shkëmbimit akademik!