Konferenca Shkencore Studentore Ndërkombëtare “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe të studiuesve të rinj – UT flet me zërin e studentëve” (12 dhjetor 2024).
Kjo Konferencë, e organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinë “Hasan Prishtina” dhe Universitetin e Tetovës, në edicionin e saj të dytë synon prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj dhe krijimin e rrjeteve të bashkëpunimi mes tyre, për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin.
Konferenca shkencore studentore synon të shndërrohet në një platformë, ku të nxitet ndërkombëtarizimi i Universitetit të Tiranës dhe i produktit të tij shkencor, si dhe të promovohen aftësitë kërkimore të studentëve dhe të studiuesve të rinj. Kësisoj i vihet në ndihmë forcimit të kapaciteteve të tri universiteteve shqiptare bashkorganizatore të konferencës.
Universiti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tetovës flasin me zërin e studentëve!