Konferenca shkencore studentore ndërkomëtare “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe të studiuesve të rinj- UT flet me zërin e studentëve”, edicioni II, 12 dhjetor 2024.
Ky aktivitet shkencor i realizuar nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tetovës, synoi sjelljen e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj si dhe krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit mes tyre, për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin.
127 punime nga 189 studentë u prezantuan nga fusha të ndryshme kërkimore, ku Fakulteti i Gjuhëve të Huaja solli punimet e saj nga studentët Master dhe Doktoratë për fushën kërkimore Gjuhët e Huaja dhe Përkthim.
Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tetovës folën me zërin e studentëve.