Në datat 8-9 maj 2024, 6 doktorantë të FGJH- së morën pjesë në Konferencën me temë « Kërkimi shkencor i Mijëvjeçarit të tretë » të organizuar nga Universiteti Ibn Tofaïl i Marokut, ku morrën pjesë gjithashtu doktorantë nga 12 vende të ndryshme nga katër kontinente.
Ky event i rëndësishëm dedikuar kërkuesve të rinj, bashkoi pedagogë -kërkues dhe doktorantë, të cilët ndanë projekte dhe ide të përbashkëta lidhur me ndërkombëtarizimin e universiteteve tona, vizibilitetin dhe ndarjen e arritjeve shkencore, krijimin e rrjeteve të përbashkëta për bashkëpunimin e mëtejshëm të doktorantëve tanë, krijimin e kushteve për bashkëudheheqje doktorale, diplomim të dyfishtë, etj.
Doktorantët patën mundësinë të prezantonin projektet e tyre doktorale dhe të argumentonin rëndësinë e tyre. Kjo konference ju dha mundësinë të ndanin idetë e metodologjitë e kërkimit me bashkëmoshatarët e tyre, të shkëmbenin, përmirësonin e pasuronin projektet e tyre të kërkimit
Doktorantët dhe udhëheqësit e tyre e vlerësuan shumë këtë konferencë që ishte pasuruese dhe frytdhënëse dhe shprehën dëshirën që nisma të tilla të vazhdojnë e të jenë jetëgjata.