Në 6 maj 2025, në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua konkursi “Kultura që na bashkon” – një festë e diversitetit dhe trashëgimisë kulturore.
Përmes pikturës, fotografisë dhe panairit kulturor, pjesëmarrësit sollën simbolet dhe traditat më përfaqësuese të krahinave të tyre, duke na dhuruar emocione, ngjyra dhe histori frymëzuese.
Në përfundim të aktivitetit, u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje dhe çmimet për punimet më të mira ku u nderuan me çmim nxënësit tanë Klea Lika dhe Danjel Nozlli në kategorinë pikturë.
Urime dhe suksese të gjithë pjesëmarrësve!









