Laboratori Kërkimor DiPLLing ,”Didaktikë e Gjuhëve të Huaja, Përkthim, Letërsi, Linguistikë” – DiPLLing, u hap si një domosdoshmëri për veprimtarinë akademike, didaktike, kërkimore të studiuesve tanë por edhe të studentëve aspirantë për doktorantë.
*Ky laborator u financua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në kuadër të programeve të ndërkombëtarizimit të universiteteve.
Laboratorë të tillë, të pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë digjitale mundësojnë përvetësimin e kompetencave të reja në fushën e Inteligjencës artificiale duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së punës kërkimore shkencore të studiuesve.
Programi SPSS është instaluar me sukses në të gjithë kompjuterët e Laboratorit Shkencor DiPPLLing!




