Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi i Gjuhës Gjermane për Arsimin e Mesëm të Lartë |
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Gjermane për Arsimin e Mesëm të Lartë” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Gjermane i cili synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e një gjuhe të huaj, të aftë për të ushtruar profesionin e ri në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Programi ka këto objektiva:
Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Gjermane për Arsimin e Mesëm të Lartë “. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar, këtej e tutje, shkolla. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së huaj, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.
Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në:
PLANI MËSIMOR | ||||
Master i Shkencave në “Mësuesi e Gjuhës Gjermane për arsimin e mesëm të lartë” | ||||
Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I | ||||
1. | Metodologji e mësimdhënies dhe të menduarit kritik | 7 | I/I | 45/45 |
2. | Psikologji zhvillimi | 4 | I/I | 45 |
3. | Psikologji edukimi | 4 | I/I | 45 |
4. | Psikolinguistikë | 4 | I/I | 40 |
5. | Gjuhë e huaj C (nivel i avancuar 1) | 6 | I/I | 60 |
SEMESTRI II | ||||
6. | Të nxënit dhe Menaxhimi i klasës | 6 | I/II | 45 |
7. | Zhvillim kurrikule | 4 | I/II | 45 |
8. | Metodat e mësimdhënies së gjuhës së huaj B / | 6 | I/II | 60 |
9. | Vlerësimi i nxënësit | 5 | I/II | 60 |
10. | Gjuhësi e zbatuar | 4 | I/II | 40 |
11. | Komunikim ndërkulturor | 4 | I/II | 40 |
12. | Gjuhë e huaj C (nivel i avancuar 2) | 6 | I/II | 60 |
Gjithsej Viti I | 60 | 675 | ||
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
1. | TIK në mësimin e gjuhës së huaj | 6 | II/I | 60 |
2. | Gjuhë e huaj për qëllime specifike | 6 | II/I | 60 |
3. | Testimi dhe vlerësimi për gjuhën B1 | 4 | II/I | 40 |
4. | Metodologji e kërkimit shkencor | 6 | II/I | 60 |
5. | Hartimi i punimit shkencor | 6 | II/I | 60 |
6. | Përvojë praktike | 12 | II/II | 240 |
Prova finale | 20 | II/II | ||
Gjithsej | 60 | 520 | ||
Gjithsej në 2 vite | 120 | 1805 |