| Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi i Gjuhës Italiane për Arsimin e Mesëm të Lartë |
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Italiane për Arsimin e Mesëm të Lartë” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Italiane i cili synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e një gjuhe të huaj, të aftë për të ushtruar profesionin e ri në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Programi ka këto objektiva:
Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencave në “Mësuesi i Gjuhës Italiane për Arsimin e Mesëm të Lartë “. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar, këtej e tutje, shkolla. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së huaj, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.
Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në:
| PLANI MËSIMOR | ||||
| Master i Shkencave në “Mësuesi e gjuhës italiane për arsimin e mesëm të lartë” | ||||
| Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Metodologji e mësimdhënies dhe të menduarit kritik | 7 | I/I | 90 |
| 2. | Psikologji Zhvillimi | 4 | I/I | 45 |
| 3. | Zhvillim Kurrikule | 4 | I/I | 45 |
| 4. | Psikolinguistikë | 5 | I/I | 40 |
| 5. | Metoda dhe Metodologji të mësimdhënies së gjuhës së huaj | 5 | I/I | 50 |
| 6. | Gjuhë e huaj C (nivel i avancuar 1) | 4 | I/I | 60 |
| SEMESTRI II | ||||
| 8. | Të Nxënët dhe Menaxhim i Klasës | 3 | I/II | 45 |
| 9. | Vlerësimi i Nxënësit | 5 | I/II | 60 |
| 10. | Gjuhësi e Zbatuar | 5 | I/II | 60 |
| 11. | Edukim Ndërkulturor | 5 | I/II | 60 |
| 12. | Burimet të Informacionit në Mësimin e Gjuhës Së Huaj | 6 | I/II | 60 |
| Gjithsej | 60 | 655 | ||
| VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Gjuhë e Huaj për qëllime specifike | 6 | II/I | 60 |
| 2. | Përkthim Pedagogjik dhe Gramatikë Korrigjuese | 6 | II/I | 60 |
| 3. | Kërkimi Shkencor në Mësimdhënien e Gjuhës B | 6 | II/I | 60 |
| 4. | Laborator Teorik dhe Praktik për Shkrimin e Provës Finale | 6 | II/I | 60 |
| SEMESTRI II | ||||
| 5. | Përvojë Praktike | 12 | II/II | 240 |
| 6. | Prova finale | 24 | II/II | - |
| Gjithsej | 60 | 475 | ||
| Gjithsej në 2 vite | 120 | 1135 | ||