Menaxhimi i stresit para provimeve

Në kuadër të mbështetjes emocionale dhe psikologjike për studentët, u zhvillua një leksion i hapur me temë “Menaxhimi i stresit para provimeve”. Gjatë këtij takimi, studentët u njohën me faktorët që shkaktojnë stres gjatë periudhës së provimeve, ndikimin e stresit në përqendrim dhe performancë, si dhe me teknika praktike për ta menaxhuar më mirë ngarkesën emocionale. U prezantuan strategji të thjeshta si: organizimi i kohës, teknika të frymëmarrjes, ushtrime relaksimi dhe mënyra të shëndetshme të vetëmotivimit.