Në kuadër të Projektit të AKKSHI-t: Ndikimi i kurrikulës “Mësimdhënie me bazë kompetencash” në zhvillimin e kompetencës komunikuese e të shprehurit tek nxënësit e gjuhës së huaj në arsimin e mesëm të lartë shqiptar, me Drejtues Prof. Asoc. Dr. Aida Gjinali, dhe ekip të përbërë nga anëtarë të 3 departamenteve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, përkatësisht:
Departamenti i Gjuhës Italiane – Prof. Asoc. Dr. Aida Gjinali, Prof. Asoc. Dr. Sonila Piri;
Departamenti i Gjuhës Angleze- Prof. Asoc. Dr. Elvana Shtëpani, Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Sejdini;
Departamenti i Gjuhës Frënge- Prof. Asoc. Dr. Lorena Dedja, Prof. Asoc. Dr. Migena Alimehmeti,
u kurorëzua me sukses aktiviteti i tij i parë, që konsistonte në hartimin e një Përmbledhjeje Bibliografike (digjitale), cila u realizua për të krijuar një bazë fillestare informuese njohëse, jo vetëm për të përligjur punimin nga ana kërkimore dhe studimore lidhur kjo me vijueshmërinë dhe zbatueshmërinë e projektit, por kryesisht për të ofruar informacione drejtuar palëve të interesit, lidhur me publikimet që kanë si tematikë objektin e Projektit. Me këtë objekt kërkimi, përmbledhja bibliografike në fjalë është përpjekur të sjellë modestisht informacione lidhur me burimet bibliografike të ndryshme duke përfshirë një larmi të gjerë të tyre si: libra, monografi, artikuj (në vëllime kolektive, revista e periodikë), disertacione, referime të konferencave dhe burimeve të tjera informuese online si dhe dokumentacionin ekzistues institucional të huaj dhe shqiptar. Kjo përmbledhje është fokusuar kryesisht në publikimet e autorëve të tri gjuhëve të huaja: gjuhë italiane, angleze dhe frënge, por pa anashkaluar dhe autorët shqiptarë, publikimet apo referimet e të cilëve janë të lidhur me objektin e studimit në fjalë. Përmbledhja bibliografike sjell burime informacioni të lidhura ngushtë jo vetëm me argumentin, pasi ajo përfshin një gamë mjaft të gjerë informacioni lidhur me kurrikulën e mësimdhënies me bazë kompetencash, kompetencat kyçe, kompetencat gjuhësore, kompetencën e komunikimit, mësimdhënien e gjuhëve të huaja, didaktikën e gjuhëve të huaja, metodologjinë dhe aspektet pedagogjike të saj, pra në tërësi me aspekte që ndërthuren ngushtë ndërmjet tyre dhe që nuk mund të shihen të veçuara, pasi ato ndërveprojnë dhe janë pjesë e pandarë e njëra – tjetrës duke cekur kështu aspekte nga më të larmishmet të kuadrit të mësimdhënies dhe mësimnxënies së gjuhëve të huaja. E gjitha kjo vjen me qëllimin për të sjellë një panoramikë sa më të gjerë informuese për këdo që është i interesuar dhe operon në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja dhe jo vetëm.
Për më tepër, ju mund ta gjeni atë të publikuar në linkun në vijim.
Duke falënderuar UT, FGJH për mbështetjen dhe suportin e vazhduar si dhe AKKSHI-n për financimin e tij.