Në kuadrin e veprimtarive të Pranverës frankofone 2020, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri, Agjencisë Universitare të Frankofonisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, më 6 Mars 2020 do të zhvillohet edicioni i IV i Forumit të Grave Frankofone Shqiptare “Arti dhe format e angazhimit për gruan”.
Bashkëngjitur do të gjeni në shqip dhe frëngjisht programin e forumit i cili do të zhvillohet më 6 mars 2020, ora 10:00, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Salla “Argjiro”, kati i dytë, Godina A.
Është kënaqësi t’ju kemi mes nesh dhe të ndajmë me ju këto momente ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja të spikatura.