Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës , në Universitetin Autonom të Madridit, në Spanjë , për semestrin e parë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD;
Kohëzgjatja e bursave:
-Bachelor (5 muaj);
-Master (5muaj);
-PhD (5 muaj);
Fushat e studimit:
-Shkenca Natyre;
-Ekonomi;
-Drejtësi;
-Shkenca humane;
-Histori;
-Gjuhë e Huaj;
-Mësuesi;
-Psikologji;
-Teknologji informacioni;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Autonom i Madridit klikoni në linkun:
http://www.uam.es/UAM/(en)-Internacional/1242663011175.htm…
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti i nivelit Bachelor (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze/spanjolle);
– Listë notash (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze/spanjolle);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht/Spanjisht në varësi të programit të studimit) ;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në
adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti të nivelit Master (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze/spanjolle);
– Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/spanjolle);
– Listë notash e nivelit Master (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/spanjolle);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Certifikatë e gjuhës së huaj B2(Anglisht/Spanjisht në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në
adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD,
-CV (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti të nivelit PhD (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze/spanjolle);
– Listë notash e nivelit Master (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/spanjolle);
– Listë notash e nivelit PhD (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/spanjolle);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);
– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht/Spanjisht në varësi të programit të studimit) ;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Afati për aplikim: 10 Prill 2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].