Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021

Njoftim!

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bolonjës, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.

https://www.unibo.it/it

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

-Histori dhe Arkeologji;

-Filozofi dhe Etikë;

-Gjuhë e Huaj;

-Ekonomiks;

-Shkenca Politike;

-Psikologji;

-Sociologji;

-Gazetari;

-Kontabilitet;

-Financë-Bankë;

-Marketing;

-Administrim Biznes;

-Punë Sociale;

-Drejtësi;

-Biologji;

-Biokimi;

-Kimi;

-Fizikë;

-Matematikë;

-Statistikë;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutem referohuni linkut:

https://www.unibo.it/it

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Letër motivimi (gjuhën angleze/italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Dokumenti Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/italiane);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose italiane në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Dokumenti Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…

Afati për aplikim: 19 Tetor 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected].