Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Njoftim!

https://www.hu-berlin.de/de

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimi i studentëve për studime / kërkim të temës së diplomës;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– studentë të nivelit Bachelor / Master të Departamentit të Gjuhëve Sllave për studime;

– studentë të nivelit Bachelor / Master në të gjitha fushat e studimit (studentët duhet të jenë njohës të gjuhës gjermane minimalisht në nivelin B1);

– studentë të nivelit Master për kërkim të temës së diplomës (studentët duhet të kenë një kontakt paraprak me një profesor të universitetit pritës).

Kohëzgjatja e bursave:

– 5 muaj (për mobilitetet e studentëve për studime);

– 3 muaj (për kërkim të temës së diplomës).

Për më shumë informacion, klikoni linkun:
https://www.hu-berlin.de/…/counselling/course-catalogue

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për më shumë informacion për procedurat e aplikimit referohuni linkut:

https://www.international.hu-berlin.de/…/erasmus-worldwide

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze / gjermane);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

– Dokumenti i aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni në adresën:

https://www.international.hu-berlin.de/…/01_KA107…

-Listë notash (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/ Gjermanisht B1)

Në mungesë të saj plotësoni dokumentin Language Assessment Sheet. Për t’a shkarkuar këtë dokument vizitoni:

https://www.international.hu-berlin.de/…/Language…

-Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.international.hu-berlin.de/…/04_01_KA%20107…

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze / gjermane);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

– Dokumenti i aplikimit, të cilin mund ta shkarkoni në adresën:

https://www.international.hu-berlin.de/…/01_KA107…

– Diploma e nivelit Bachelor;

– Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

– Listë notash master (në gjuhën shqipe si dhe e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/ Gjermanisht B1)

Në mungesë të saj plotësoni dokumentin Language Assessment Sheet. Për t’a shkarkuar këtë dokument vizitoni:

https://www.international.hu-berlin.de/…/Language…

-Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://www.international.hu-berlin.de/…/04_01_KA%20107…

Afati për aplikime: 23 Nëntor 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën :[email protected].

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në UT në adresën: [email protected]