Një Ditë e Veçantë me Klubin Sportiv të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Një Ditë e Veçantë me Klubin Sportiv të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja 🏅
⚽🎉Sot, në ambientet e Fushave Sportive të Liqenit Artificial, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Koordinatorin e Klubit të Sporteve profesor Ervin Hoxhaj dhe profesoreshat e Departamentit të Edukimit Fizik, Elisabeta Mançellari, Alma Beni dhe Alma Osmani, organizuam një aktivitet sportiv të veçantë që bashkoi energjinë dhe pasionin e studentëve tanë.🏅
🏆Skuadra fituese u shpërblye me një kupë, simbol i përpjekjeve dhe bashkëpunimit të shkëlqyer në ekip, ndërsa për tre lojtaret më të mirë të rinj u shpërndanë diploma në shenjë vlerësimi të talentit të tyre.📜
Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij aktiviteti! 🙌 Bashkë do të vazhdojmë të krijojmë kujtime të paharrueshme dhe të forcojmë frymën sportive në fakultetin tonë. 💪
Ju mirëpresim në aktivitete të tjera!🌟