Senati Akademik i UT me 2/3 e tij vendosi të mbajë mbledhjen datë 15 Korrik 2020, ora 11.00, tek Godina “Liria” përzgjedhjen e anëtareve të Komisionit të Apelimit të Universitetit të Tiranës.
Afati i vetëkandidimit i personelit akademik me kohë të plotë i njësive kryesore të UT do të jetë deri ditën e Hënë, datë 13 Korrik 2020, ora 16.00.
Aplikimi do të behet vetëm në rrugë elektronike, ne adresat: [email protected] ose [email protected] duke përcjellë dokumentacionin përkatës.
Kandidatët për anëtare të Komisionit të Apelimit duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 37, pika 2 e Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritet drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës”
a) kane përvojë pune në mësimdhënie jo më pak se 5 (pesë) vjet me kohë të plotë (vërtetim);
b) nuk kanë qenë asnjeherë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë (deklaratë);
Shoqëruar me kërkesën dhe fotokopje të mjetit të identifikimit.
SENATI AKADEMIK I UNIVERSITETIT TË TIRANËS