Njoftim : Thirrje për aplikime për bursa për trajnim në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për trajnim për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Alexandru Ioan Cuza të Iași, në Rumani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për trajnim;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;

Për më shumë informacion klikoni linkun:
http://www.uaic.ro/…/erasmus-programme-with-partner-countr…/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe /ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

-Application form, sipas linkut:

https://unitir.rash.al/…/10/Student-Application-Form-ka107.…

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Traineeship Agreement, sipas linkut;

https://unitir.rash.al/…/Learning-agreement-for-Traineeship…
Dokumenti ‘‘Traineeship Agreement’’ plotësohet fillimisht në pjesën “Before mobility”, tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të dokumentit gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Guida për plotësimin e dokumentit:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/Ebl35QFrondOhcnKiKKia…

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

-Application form, sipas linkut:

https://unitir.rash.al/…/10/Student-Application-Form-ka107.…

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

– Traineeship Agreement, sipas linkut;

https://unitir.rash.al/…/Learning-agreement-for-Traineeship…

Dokumenti ‘‘Traineeship Agreement’’ plotësohet fillimisht në pjesën “Before mobility”, tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të dokumentit gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Guida për plotësimin e dokumentit:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/Ebl35QFrondOhcnKiKKia…

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e Doktoraturës:
-CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Diplomë e nivelit Master;

-Listë notash e nivelit Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Listë notash e nivelit Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2);

-Application form, sipas linkut:

https://unitir.rash.al/…/10/Student-Application-Form-ka107.…

– Traineeship Agreement, sipas linkut;

https://unitir.rash.al/…/Learning-agreement-for-Traineeship…
Dokumenti ‘‘Traineeship Agreement’’ plotësohet fillimisht në pjesën “Before mobility”, tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të dokumentit gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Guida për plotësimin e dokumentit:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/Ebl35QFrondOhcnKiKKia…

Afati për aplikim: 04 Nëntor 2019

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].