“Panairi Punës” Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 2023

Panairi i Punës 2023

11

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë organizuan , për të dytin vit radhazi, “Panairin e Punës 2023”, ku ishin të pranishëm mbi 40 kompani, organizata, institucione arsimore, shtëpi botuese, agjensi turistike, apo biznese të tjera.

Panairi i Punës shërbeu si një pikë takimi mes studentëve dhe kompanive e institucioneve, ku prania e tyre në këtë panair u mundësoi njohjen e drejtpërdrejtë me ofertat, mundësitë dhe avantazhet që ka sot tregu i punës, procedurat për internshipe, praktika profesionale e punësim, si dhe për bashkëpunime të tjera me interes të përbashkët.

Veprimtaria u përshëndet nga Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha dhe Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Sabri Laçi.

Dekanët theksuan rëndësinë e takimeve mes bizneseve e institucioneve me studentët dhe pedagogët për të njohur më mirë aftësitë profesionale që kërkon tregu dhe për të orientuar programet e formimit drejt tyre.

Në këtë panair, patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm Ambasadorin e qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, shkëlqesinë e tij, Z. Alvaro Renedo Zalba dhe Zv. Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Nina Guga.

Z. Ambasador theksoi rolin dhe vendin e gjuhës dhe kulturës spanjolle sot në botë, bashkëpunimin mes dy vendeve në sferën e arsimit si edhe ftoi të pranishmit në konferencën dhe veprimtaritë e datës 15 maj “Spanjishtja, gjuhë globale”

Znj. Zv.Ministre përshëndeti nismën e fakulteteve për organizimin e panairit të punës si edhe vuri në pah procesin e ndërkombëtarizimit të institucioneve të arsimit të lartë si edhe mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Galeri – Panairi i Punës 2023

11Panariri i punes 2023
11
11
11
11
11
11
11Panairi i Punes 2023
11
11Panairi i Punes 2023
11Panairi i Punes 2023
11
11Panairi i Punes 2023
11Panairi i Punes 2023
11Panairi i Punes 2023
11Panairi i Punes 2023
11Panairi i Punes 2023
11Panairi i Punes 2023
11Panairi i Punes 2023
11Panairi i Punes 2023
11
11
Panairi i Punes 2023