Objektivat e projektit
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Studimi i realizuar në kuadër të projektit kontribuoi në përmirësimin e kërkimit shkencor dhe në zhvillimin e aftësive kërkimore të pjesëmarrësve, veçanërisht të studentëve të ciklit të dytë dhe të tretë. Ai ofroi udhëzime dhe mbështetje për realizimin profesional të punimeve shkencore, duke adresuar edhe vështirësitë që hasen gjatë procesit të kërkimit. Studentët përfituan nga një mjedis më i pasur kërkimor që u krijon mundësi për bashkëpunime shkencore, prezantime në konferenca dhe zhvillim të mëtejshëm akademik. Projekti përfshiu aktivitete si trajnime, ditë informuese, tryeza të rrumbullakëta, konferencë ndërkombëtare dhe publikime shkencore, të cilat forcuan kapacitetet kërkimore të institucionit. Gjithashtu u siguruan 10 licenca të programit SPSS për analizë statistikore, duke mundësuar trajnim dhe përdorim nga pedagogët dhe doktorantët në kërkim shkencor. Rezultatet e projektit synojnë të rrisin cilësinë e kërkimeve, bashkëpunimin akademik dhe ndikimin e tyre në studimet gjuhësore dhe në politikat arsimore.
Link:
https://fgjh.edu.al/wp-content/uploads/2023/06/Permiresimi-i-kerkimit-shkencor-me-kerkuesit-e-rinj-te-Departamentit-t%D1%91-Gjuhes-Angleze.pdf
https://forms.gle/KFv7NGGJvpCspeg68
https://forms.gle/AXvg25hQK5bKYm3a8
https://fgjh.edu.al/projekti-2-permiresimi-i-kerkimit-shkencor-me-kerkuesit-e-rinj-te-departamentit-te-gjuhes-angleze/
https://fgjh.edu.al/konferenca-e-14-te-nderkombetare/
https://fgjh.edu.al/trajnim-per-metodat-kerkimore-ne-shkencat-shoqerore-sasiore-dhe-cilesore/
