Msc. Blerina Zaimi

Msc. Blerina Zaimi

Biografia

Përmbledhje e shkurtër e CV-së

Msc.  Blerina Zaimi

MSc.  Blerina Zaimi është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Punon si pedagoge e brendshme pranë këtij departamenti prej 22 vjetësh. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në gjuhë angleze me drejtim “Specialiste e Anglistikës dhe Amerikanistikës” më 2001, përfundon më tej studimet pasuniversitare në fushën e letërsisë së krahasuar, letërsi angleze. Aktualisht po ndjek studimet doktorale.

Fushat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor përfshijnë letërsinë angleze dhe të shkruarit krijues. Ka marrë pjesë në seminare dhe konferenca dhe ka referuar kumtesa që lidhen me fushën e letërsisë dhe mësimdhënies së gjuhës angleze. Ka prezantuar dhe botuar artikuj shkencorë që lidhen me letërsinë dhe të shkruarit krijues si dhe ka bashkëpunuar për të përkthyer një metodë mësimore për mësimin e gjuhën angleze pa mësues.