Dr. Orges Selmani

Dr. Orges Selmani

Biografia

Orges Selmani është lektore e lëndëve “Përkthim Terminologjie” dhe “Interpretim Konsekutiv” në Departamentin e Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Ajo është diplomuar në vitin 2000 pranë këtij Departamenti dhe ka gradën shkencore “Doktore e Shkencave”. Përveç mësimdhënies, ajo është angazhuar në përgatitje programesh, organizime konferencash dhe detyra të tjera administrative. Ajo ka marrë pjesë në kurse trajnimi ndër to: “Mësimdhënia e Interpretimit” organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Interpretimit në Bruksel si dhe “Studim i Institucioneve Politike Amerikane” organizuar nga Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu në konferenca të ndryshme me kumtesa në fushën e përkthimit.