Rovena Vora është pedagoge e gjuhës angleze pranë Departamentit të Gjuhës Angleze, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës që prej vitit 2001. Mban titullin “Profesor i Asociuar dhe jep lëndët Edukim ndërkulturor, Histori amerikane, Analizë teksti dhe Shkrim Akademik. Është diplomuar në vitin 2001 në degën e gjuhës angleze, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, profili Anglistikë-Amerikanistikë, pas mbrojtjes së temës së diplomës me drejtim “Histori amerikane” – “Albanian-American relations 1912-1922”. Në vitin 2005 mbaron studimet “Master në Gjuhësi” me drejtim Leksikologji me temë “Njësitë frazeologjke me vlerë foljore në gjuhën shqipe dhe angleze”. Me të njëjtën temë, në vitin 2012 fiton gradën shkëncore “Doktor në Shkencat Gjuhësore”. Ka botuar një sërë artikujsh shkencorë në fushën e gjuhësisë, mësuesisë dhe historisë amerikane në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në konferenca të organizuara brenda dhe jashtë vendit.