Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti, ka përfunduar studimet e larta në fushën e Gjuhësisë në
Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master nëUniversitetin Montesquieu Bordeaux IV,
në Francë dhe studimet e doktoraturës në Fakultetin e Arteve, Gjuhëve dhe Letërsive Moderne
në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, në Itali.
Në vitin akademik 2011 dhe 2016 ka qënë lektore dhe kërkuese shkencore ne Universitetin e
Bolonjës, konkretisht në Departamentin e Gjuhëve, Letërsive dhe Kulturave Moderne ku ka
dhënë lëndën e Gjuhësisëfrënge (French Linguistics 1 (LM) – 9 cfu ) në masterin Language,
society and communication / lingua, società e comunicazione.
Ajo është autore e shumë artikujve dhe konferenca ndërkombëtare, bashkëorganizatore e
konferencave ndërkombëtare dhe drejtuese shkencore e botimeve ndërkombëtare. Ajo është
fituese e bursës Erasmus + për mësimdhënie në disa universitete të huaja (Universiteti i
Bolonjës, i Tuscias, etj.)
Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti është pjesë projekteve ndërkombëtare në rolin e koordinatores
dhe të anëtares:
1- Mjetet informatike në trajtimin e gjuhës manipulimi dhe përdorimi i tyre në frëngjishtene
aplikuar, financuar nga Agjensia universitare e Frankofonisë, në Bashkëpunim me Universitetin
Sorbonne Paris Nord dhe Universitetin Artois (Grammatica UR 4521);
2- A Corpus-based method for Extraction of Polylexical Units (in French and Albanian
languages), në kuadër të projektit Elexis ( European Lexicographic infrastructure, financuar nga
programi Horizon 2020, No 731015, i BE-së, Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë.
3- LBC- Lessicomultilingue per i Beni Culturali – Universiteti i Firences, Bolonjës, Pisas,
Torinos, etj