Prof. Dr. Eldina Nasufi

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Eldina Nasufi është pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja që prej vitit 2001, në Departamentin e Gjuhës Frënge. Në vitin 2003-2004 ka kryer studimet pasuniversitare në Sorbonë (Paris III) në Francë në fushën e Didaktikës së Gjuhëve dhe të Kulturave. Aktualisht mban titullin “Profesor Doktor“dhe ka ushtruar funksionin e Përgjegjëses së Departamentit të Gjuhës Frënge ne UT. Fushat e mësimdhënies dhe të kërkimit ku ajo punon janë didaktika e gjuhëve të huaja, semiologjia e komunikimit, metodologjia e kërkimit shkencor, metodat e gjuhës së huaj, studimet mbi tekstin. Prof. Dr. Eldina Nasufi ka qenë (bashke) përgjegjëse shkencore për UT-në dhe koordinatore e projekteve ndër-rajonale rreth didaktikës në nivel universitar dhe gjuhën e huaj për qëllime specifike e teknologjive të reja si edhe per çeshtje qe kane te bejne me objektivat e zhvillimit te qendrueshem (si ato te qytetarise). Ka fituar ndër të tjera dhe koordinon projekte Erasmus+ me universitete franceze për shkëmbime studentësh dhe personeli akademik. Prof. Dr. Eldina Nasufi është pjesë e një rrjeti kërkuesish mbarëbotëror, Këshillit Shkencor të Agjencisë Universitare të Frankofonisë. Eldina Nasufi është gjithashtu Zëvendës-Presidente e Komisionit Rajonal të Ekspertëve të AUF-it, (me seli në Bukuresht) ku nder te tjera realizon ekspertizën e projekteve shkencore rajonale që financohen nga AUF-I ne rajonin e Evropes Qendrore dhe Lindore.
Prof. Dr. Eldina Nasufi në veçanti gjatë mandatit si Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Frënge ka qenë konceptuese dhe bashkëorganizatore e disa veprimtarive si tryeza të rrumbullakëta me mësuesit e sistemit parauniversitar, trajnime të shkurtra lidhur me çështje gjuhësore për studentët, trajnime rreth temave si qytetaria dhe soft skills-et, konkurse, veprimtari shkencore, forum me karakter ekonomik etj… Në shumë veprimtari janë përfshirë partnerë akademikë dhe jo akademikë dhe disa prej tyre kanë pasur synim përgatitjen e studentit për t`u integruar në tregun e punës. Studentët janë përfshirë në mënyrë aktive si në veprimtari që kanë të bëjnë me gjuhën kulturën dhe kërkimin shkencor, po ashtu në veprimtari që i formësojnë ata me aftësitë profesionale dhe qytetare. Eshte e certifikuar nder te tjera nga Organizata Nderkombetare e Frankofonise per te qene trajnuese lidhur me ceshtjet e barazise gjinore ne mesimdhenie.