Elvana Shtëpani punon si pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze. Ajo ka mbaruar studimet master në gjuhësi, me drejtimin metodikë, titull të cilin e ka mbrojtur me temën “Aspekte të aftësive komunikuese në gjuhën angleze dhe mënyrat e mjetet që përdoren për zhvillimin e tyre në procesin e mësimdhënies/nxënies së gjuhës së huaj” si dhe ka mbaruar studimet doktorale po në fushën e metodologjisë së mësimdhënies me temë: “Integrimi i letërsisë në mësimdhënien e gjuhës së huaj”
Dr. Elvana Shtëpani jep leksione dhe seminare në të dy ciklet e studimit dhe lëndët në të cilat ajo kontribuon përfshijnë Analizë teksti, Sociolinguistikë, Hyrje në Gjuhësi dhe Didaktikë e Gjuhes së Huaj 1 dhe në ciklin e dytë lëndët e Metodologjisë së Kërkimit Shkencor dhe Metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës Angleze. Përvec mësimdhenies Dr. Elvana Shtëpani është autore artikujsh shkencor dhe pjesëmarrëse në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Elvana Shtëpani ka dhënë kontributin e saj për Fakultetin dhe Universitetin e Tiranës nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare dhe në shkëmbimet Erasmus+. Dr.Elvana Shtëpani ka qënë pjesëmarrëse e JFDP, Program i Departamentit Amerikan të Shtetit për pedagogët e rinj në Universitetin Xhorxh Uashington, Uashington DC, SHBA.