Dr. Ergys Prifti është i punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 23 vjeçare si pedagog dhe studiues. Pas diplomimit në Gjuhë Gjermane në vitin 1997, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me gjuhësinë gjermane.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë leksikologjinë gjermane, semiologjinë, përkthimin terminologjik dhe gjuhësinë e zbatuar.
Ka botuar artikuj të ndryshëm shkencorë brenda dhe jashtë vendit mbi tema përqasëse nga fusha e gjuhësisë dhe e përkthimit.