Dr. Evi Blushi është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 20 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në vitin 2004 si Interprete dhe përkthyese e gjuhës gjermane pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në vitin 2007 ka përfunduar studimet e Masterit në gjuhësi, drejtimi didaktikë, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës , studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me fushën e Gjuhësisë, specialiteti Sintaksë, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë Letërsinë e gjuhës gjermane, përkthim Gjermanisht- shqip/ shqip- gjermanisht, Gjermanisht si gjuhë e dytë dhe gramatikë, sintaksë e gjuhës gjermane.