MSc. Aida Zoto

MSc. Aida Zoto

Biografia

(PhD.st)  Aida ZOTO aktualisht është ass/lektore e gjuhës greke pranë Departamentin e Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës.

Ajo mban një diplomë B.Sc. në Gjuhë dhe Letërsi Greke, Specialiste e Gjuhës Greke nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës dhe M.Sc. në Gjuhësi nga Instituti i Gjuhësisë, Qendra e Studimeve Albanologjike. Aktualisht ajo është duke kryer studimet e saj Doktorale në fushën e leksikologjisë dhe mësimit të gjuhës greke si gjuhë e huaj/ e dytë. Ka kryer disa specializime dhe, rrjedhimisht, ka disa certifikime mbi metodat moderne dhe mësimnxënien efektive. Fushat e mësimdhënies së saj përfshijnë morfologjinë dhe sintaksën e gjuhës greke, leksikologjinë, didaktikën, përkthimin, si dhe është autore i një numri punimesh shkencore të paraqitura në konferenca e revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë eksperiencës së saj disa vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe përkthimit ajo ka bashkëpunuar me KU Logos, Qendrën e Gjuhës Greke (KU Logos), Kolegjin Greko-Shqiptar “Arsakeio e Tiranës”, Fondacionin Grek të Kulturës, Tiranë, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Sektorin e Diasporës dhe Minoriteteve, Institutin e Zhvillimit Arsimor dhe është përkthyese zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri. Përveç mësimdhënies, njëkohësisht ka punuar edhe si Përkthyese, Interpretuese dhe Redaktore në gjuhën shqipe dhe greke.