Dr. Sonila Piri

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Biografia

Dr. Sonila Piri është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 17 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, në vitin 2001, studimet pasuniversitare  dhe ato doktorale lidhen me shkencat gjuhësore, specialiteti didaktikë.

 

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: Didaktikën e gjuhës së huaj; Gjuhë italiane; TIK në mësimdhënien e gjuhës italiane; Tipologji tekstore; Gjuhë italiane sektoriale.

 

Ka botuar:

Libra dhe tekste universitare në bashkëautorësi si: “Gjuha Italiane për studentë në fushat mjekësore”, “Tipologjia e Tekstit 3”,  “Guida dei verbi con preposizioni”  , si edhe artikuj të ndryshëm shkencorë në fushën e gjuhësisë, të botuar në revista kombëtare e ndërkombëtare.