Prof. Asoc. Dr. Sonila Sadikaj

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Prof. Asoc. Dr. Sonila Sadikaj

Biografia

Prof. Asoc. Dr. Sonila Sadikaj është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 19-vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në FGJH si “Përkthyese dhe interprete e gjuhës gjermane” në vitin 2002, ndoqi studimet pasuniversitare “Master” (2002-2004) dhe ato doktorale (2006-2010) në Universitetin e Würzburg-ut, Gjermani, në fushën e Filologjisë Kompjuterike dhe respektivisht në Gjuhësi Gjermane.

Në vitin 2022 fiton titullin akademik “Profesor i Asociuar” pranë Universitetit të Tiranës.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë “Gjuhësi Gjermane”, “Përkthim dhe Interpretim”, “Metodat e kërkimit shkencor”.

Ka marrë pjesë në disa projekte ndërkombëtare dhe ka qenë koordinatore për Shqipërinë e projektit ndërkombëtar “Literature in flux – via mare” (2012).

Nga viti 2012 deri më 2016 ka mbajtur pozicionin e Zv.-Dekanes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Ka botuar artikuj në revista shkencore dhe ka mbajtur referate në konferenca mbi çështje të gjuhësisë dhe përkthimologjisë si edhe ka botuar një sërë përkthimesh letrare nga gjermanishtja në antologji dhe revista brenda vendit.

Është anëtare e Shoqatës së Mësuesve të Gjermanishtes Shqipëri dhe anëtare e kryesisë së Shoqatës “DAAD Alumni Albanien”.