Në ambjentet e sallës Europa, kandidatët fitues të ciklit të tretë të studimeve Doktoraturë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja-Universiteti i Tiranës, u prezantuan me udhëheqësit e tyre shkencorë, në kuadër të rifillimit të programeve të doktoratës në fushën e Gjuhësisë dhe Letërsisë.
Studiuesit e rinj, tashmë do të jenë pjesë e studimeve shkencore në projektet kërkimore të ndërrmara nga ekipet kërkimore të departamenteve, rezultatet e të cilave do të shërbejnë në pasurimin e kërkimit shkencor të institucionit, zhvillimit të proceseve të ndryshme të mësimdhënies së gjuhëve të huaja në vend, zhvillimit të kulturës, letërsisë, proceseve të përkthimit, analizave gjuhësore në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore si dhe ngritjes së tyre profesionale.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, tashmë me investimet e bëra në infrastrukturën kërkimore, me rritjen e bashkëpunimeve me aktorët e huaj dhe vendas, është në hapat e duhur drejt vizionit të ndërkombëtarizimit të strategjive kërkimore dhe përgatitjes sa më të mirë të studiuesve të rinj.
#kandidatët_doktorantë_FGJH_2024
#FGJH-UT_doktorantë
#kërkimishkencor_fgjh
#laboratorikerkimor_DIPLLING