Në kuadër të projektit Jean Monnet Module Harmonisation and standardization of the terminology within the EU Integration context (HSTEUI) financuar nga Komisioni Europian dhe të « Ditëve të Europës », Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe ekspert i Reformës në Drejtësi mbajti një leksion të hapur me temë “Integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi’.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit Jean Monnet Module, të Institutit të Studimeve Evropiane, koordinuar nga prof. as. Egla Gishti dhe u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, si edhe me pjesëmarrjen e studentëve e pedagogëve të ISE-së, FGJH-së dhe FD-së.
Ndër të tjera, prof. dr. Artan Hoxha përshkroi etapat nëpër të cilat është zhvilluar ky proces, shtyllat më të rëndësishme të tij, si edhe rolin e profesoratit në ecurinë e suksesshme të kësaj reforme, ashtu si edhe të këtij rrugëtimi të shoqërisë dhe të institucione shtetërore shqiptare.




