Në kuadrin e ndryshimeve të vazhdueshme në arsim për t’iu përgjigjur reformave të reja dhe kërkesave në rritje për mësues të aftë që të përgatisin individë me njohuri të qëndrueshme dhe aftësi praktike për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të është e domosdoshme që mësuesit të mbështeten me trajnime për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm profesional të tyre.
Modulet e ofruara nga FGJH-ja synojnë aftësimin e mëtejshëm të mësuesve në realizimin me sukses të kërkesave të Strategjisë Kombëtare për Arsim 2021-2026.
Në kuadrin e ndryshimeve të vazhdueshme në arsim për t’iu përgjigjur reformave të reja dhe kërkesave në rritje për mësues të aftë që të përgatisin individë me njohuri të qëndrueshme dhe aftësi praktike për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të është e domosdoshme që mësuesit të mbështeten me trajnime për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm profesional të tyre.
Modulet e ofruara nga FGJH-ja synojnë aftësimin e mëtejshëm të mësuesve të gjuhëve të huaja në realizimin me sukses të kërkesave të Strategjisë Kombëtare për Arsim 2021-2026.
👉 Për t’iu përgjigjur reformave të reja në arsim dhe kërkesave në rritje për mësues të aftë, të cilët përgatisin nxënës me njohuri të qëndrueshme dhe aftësi praktike për shekullin XXI.
👉 Trajnimet ofrohen nga Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, e licensuar nga MAS (Nr.555/68 Prot., datë 30.05.2022) dhe akredituar nga Komisioni i Akreditimit të Programeve (Vendim Nr.176, datë 20.05.2022).
👉 Modulet janë 1, 2 ose 3 kredite, të akredituara nga ASCAP dhe MAS. Ato synojnë:
përmirësimin e aftësive në mësimdhënie,
përmbushjen e Strategjisë Kombëtare për Arsim 2021–2026,
zhvillimin e aftësive kyçe si: komunikimi, të menduarit, të nxënit, aftësia personale, qytetare dhe digjitale.
👉 Përfituesit kryesorë janë:
Mësuesit e arsimit fillor dhe të mesëm;
Mësuesit e gjuhëve të huaja në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë;
Drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme me profile gjuhë të huaj;
Specialistët e DAR/ZA-ve dhe inspektorët e ISHA-s;
Mësues të lëndëve shoqërore të interesuar për portofolin mësimor.
👉 Trajnimet zhvillohen:
Online 💻
Të kombinuara (online + prezencë)
Në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja 🏫
👉 Trajnimet zhvillohen në gjuhën shqipe.
👉 Regjistrimi bëhet:
Online në linkun: https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/TrajnimeMesues
Përmes emailit: 📧 [email protected]
👉 Pagesa është 1000 lekë për çdo kredit.
👉 Pagesa kryhet përmes llogarisë bankare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pranë:
Bankës OTP 🏦
Postës Shqiptare ✉️
👉 Pjesëmarrësit pajisen me certifikatë përkatëse të njohur zyrtarisht.