PIC 998022137. OID.E10198722.PADAR. AL-2017-FMI-2401037432
A jeni të interesuar për bursa studimi jashtë vendit ?A Jeni të interesuar të kryeni një periudhë mobiliteti në universitetet më prestigjioze të Europës? Ky është vendi i duhur. Kjo është mundësia juaj!
Universiteti i Tiranës si pjesë e tij Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është pjesë e programit me të ri “Erasmus +”, të lançuar nga Bashkimi Europian,i cili synon ndër të tjera krijimin e mundësi vetëstudimit,mësimdhënies dhe trajnimit jashtë vendit në periudha të shkurtra.Llojet e mobilitetit,të ofruara nga ky program,përfshirë shkëmbimin e studentëve për studimet e ciklit e I,II dhe të III si dhe shëmbimin e stafit akademik/ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ për mësimdhënie /trajnim.
Universiteti i Tiranës si pjesë e tij Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh ndërinstitucionale me universitetet më në zë të Europës.
Bursat e ofruara do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e njohurive ,në rritjen e kualifikimit dhe eksperiencës suaj,në njohjen dhe sigurimin e një literature bashkëkohore,të nevojshme për aktivitetet tuaj pedagogjiko-shkencor si dhe në krijmin e kontakteve personale apo institucionale per mundësi bashkëpunimi me studentët/kolegët apo universitete të tjera.
Dokumentet template Erasmus+KA107:
Learning Agreement During Mobility
Dokumentet kryesore për aplikimin për bursa Erasmus+ për studentët janë:
-CV (në gjuhën që do të zhvillohet program i studimit)
-Kopje e Pashaportës
-Lista e notave (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën qe do të kryhet program i studimit)
-Letër Motivimi(në gjuhën që do të kryhet programi i studimit)
-Çertifikatë e gjuhës së huaj
Dokumenti Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvillohet në universitetin pritës.Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Before Mobility”.Në tabelën A përcaktohen lëndët për kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohen se cilët lëndë të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranes ku ju e keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Kujdes:Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetet specifike lëndë të njëjta me ato që do të kryeni në universitetin specifik lënde të njëjta me ato që do ëe kryeni në semestrin përkates në fakutetin tuaj ,kjo për arsye që lënda dhe kreditimi t’ju njihen kur të ktheheni.Nëse lëndet e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin përkates atëherë kur të ktheheni ju duhet te zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti”Learning Agreement” tek seksioni “Commitment” firmoset fillimisht nga aplikanti ,me pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe me pas në Rektorat.
**Dokumentat ndryshojnë ne varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës,të cilat specifikohen në thirrjen pëerkatëse.
Kriteret e vlerësimit Erasmus+ për studentët
Dokumentet kryesore në aplikim për stafin me kohë të plotë:
-CV+ Lista e publikimeve ( në gjuhën qe do të zhvillohet programi)
-Kopja e Pashaportës;
-Letër motivimi (në gjuhën që do të zhvillohet programi)
-Vërtetim Punësimi;
-Çertifikatë e gjuhës se huaj (në gjuhën qe do te zhvillohet programi);
-Vetëdeklarim nëse keni kryer apo jo me parë mobilitete Erasmus+(nëse po,ku);
-Plani i mobilitetit*;
*Plani i Mobilitetit për stafin është një dokument në të cilin duhet te specifikohet programi juaj i propozuar qe do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit .Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat,i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus+.
**Dokumentat ndryshojnë në varësi të kërkesave specifike të universitetit pritës,të cilat specifikohen në thirrjen përkatëse.
Kriteret e vleresimit Erasmus+ për stafin akademik
Kriteret e vleresimit Erasmus+ për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ/administrtiv